Momenti prekës kur një peng 9-vjeçar i Hamasit takohet me babain e tij

9-vjeçari Ohad është në mesin e 13 pengjeve të Hamasit të liruar të premten vonë pasdite, më 24 nëntor, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin.

Në videon e publikuar shihet 9-vjeçari duke vrapuar në krahët e babait të tij sapo e sheh dhe shpërthen në lot gëzimi. 9-vjeçari u lirua së bashku me nënën e tij 55-vjeçare Keren Mundar dhe gjyshen e tij Ruti, 78 vjeç, ndërsa gjyshi i tij Avraham Mundar mbetet në Gaza.

Shikoni videon me 9-vjeçarit: