Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka rrëfyer një bisedë shumë emocionale që kishte me Veselin brenda qelisë, ku ai i kishte shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të prindërve të tij.

“Në Hagë, mes katër muresh, kur i shpreha ngushëllime për prindërit e ndjerë, më tha me dhembje burrash: ‘Vallai, shprehi ngushëllime vllaznive t’mi e familjes, se nuk e di a kam mujt me iu nejt gati shumë…”, ka shkruar reperi.

Tutje, Mozzik theksoi se për të, në këtë gjykatë “po gjykohet UÇK-ja” dhe nuk dëshiron të dëgjojë komente politike në lidhje me këtë proces.