Mos e provoni durimin shqiptar!

Bylbyl Sokoli

(FSHF dorëzon kandidaturën për organizimin e “EURO 2027” – U21 së bashku me federatën serbe).

Sa është politikë largëpamëse të organizosh një kampionat me një shtet që kreu krime ndaj shqiptarëve, një shtet ku në çdo stadium shohim sllogane më morbide anti shqiptare kurse shteti serb në çdo hap pengon sportistët shqiptarë (të Kosovës) të promovohen në arenën ndërkombëtare…

Si mendoni, si do të marrin pjesë në këtë kampionat (U21) futbollistët shqiptarë nga Kosova, Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si dhe Maqedonisë Veriore.

Si do të ndihen tani futbollistët Y. Ramadani, Berat Xhemshiti, Taulant Seferi, Jasir Hasani, Mirlind Daku, Ardian Ismajli, Etrit Berisha etj…???!!!

Mos shëroni komplekse inferioriteti duke tejkaluar krenarinë kombëtare, nuk tregoheni më evropianë e më të emancipuar nëse injorohet realiteti në rajon dhe historia jonë.

Mos e provoni durimin shqiptar!!