Mos e shtroni sofrën pa turshi, këto të mira shëndetësore vijnë nga ushqimet e fermentuara

Ajshe Ibrahimi – dietologe&nutriciste

Turshitë kanë qenë pjesë e dietës njerëzore për shekuj dhe fillimisht janë provuar si një mënyrë për të ruajtur ushqimet, për të përmirësuar shijen dhe për të eliminuar toksinat.

Sot, më shumë njerëz po u drejtohen këtyre ushqimeve për përfitimet e tyre të mundshme shëndetësore.

Cilat janë ushqimet e fermentuara?

Ushqimet e fermentuara janë ushqime dhe pije që kanë pësuar rritje dhe fermentim mikrobik. Fermentimi është një proces anaerob në të cilin mikroorganizmat si maja dhe bakteret zbërthejnë përbërësit e ushqimit. Kjo u jep ushqimeve të fermentuara shijen, aromën, strukturën dhe pamjen e tyre unike dhe të dëshirueshme.

Pothuajse çdo ushqim mund të fermentohet, përfshirë perimet (si lakra, për kimchi dhe lakër turshi), qumësht (në kos), çaj (në kombucha) dhe drithëra dhe fruta të ndryshme (për birrë dhe verë).

Shumica e ushqimeve mund të fermentohen nga ushqime të plota si perimet, frutat, drithërat, qumështi, mishi, peshku, vezët, bishtajoret, arrat dhe farat, ullinjtë.

Ndërsa këto ushqime janë ushqyese në formën e tyre origjinale, përmes fermentimit, ato kanë potencialin për të sjellë përfitime shtesë shëndetësore – veçanërisht kur ato përmbajnë pro biotikë.

Çfarë janë pro biotikët?

Shumë njerëz i njohin pro biotikët si baktere “të mira” ose “miqësore” për zorrën, ku Lactobacillus dhe Bifidobacterium janë më të njohurit.

Pro biotikët janë mikroorganizma të gjallë ose baktere që ofrojnë përfitime shëndetësore për trupin e njeriut. Shumë ushqime të fermentuara përmbajnë pro biotikë sepse shtohen ose ndodhin natyrshëm në ushqim.

Për shembull, Lactobacilli është një lloj pro biotiku që gjendet zakonisht në kos dhe natyrisht jeton në sipërfaqen e disa ushqimeve të tilla si perimet dhe frutat.

Kjo do të thotë që jo të gjitha ushqimet e fermentuara përmbajnë pro biotikë, veçanërisht shumë ushqime të prodhuara komercialisht të pasterizuara, të cilat vrasin çdo bakter (së bashku me përfitimet e tyre shëndetësore).

Pro biotikët më të raportuar dhe të hulumtuar që kanë përfitime të dokumentuara shëndetësore te njerëzit janë kefiri, kosi, lakrat turshi, asparagu, hudhra, qepa, gruri, çikoret, angjinarja e Jerusalemit, domatet, elbi, mjalti, thekra.

Megjithatë, shumica e frutave dhe perimeve dhe bishtajoret përmbajnë një lloj pro biotik.

Shumë përfitime shëndetësore janë shoqëruar me ushqimet e fermentuara, duke përfshirë:
– rritja e imunitetit
– përmirësimi i sistemit tretës
– zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare
– presioni i lartë të gjakut
– rregullimi i metabolizmit dhe sheqerit në gjak
– parandalimi i inflamacionit.
– ndihmojnë ne menaxhimin më të mirë të peshës-parandalimin e obezitetit
– shëndet më të mirë mental
– rritja e shëndetit të kockave
– zvogëlimi i simptomave të alergjisë.

Një shpjegim për të gjitha këto efekte, është prodhimi i peptideve bio-aktive, vitaminave dhe komponimeve të tjera të prodhuara nga mikroorganizmat e përfshirë në fermentim.

Perimet si lakra, panxhari, rrepa, specat, domatet, hudhra, qepa, trangujt dhe karota janë disa nga ushqimet më të lehta për t`u fermentuar në kushte shtëpiake.