“Mos hy më thellë, se del n’gjeti”!

Ahmet Tahiraj, avokat i të liruarit nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, Naser Pajazitaj, ka treguar se si erdhi deri te dyshimet e para të klientit të tij rreth vrasjes së Donjetës, shkruan gazeta express.

Tahiraj tha se kryeplaku i fshatit të Donjetës, i cili kishte bërë deklarime të ndryshime si dëshmitar i këtij rasti, përmes ekspertizës grafologjike te kamerave të sigurisë, ishte zbuluar se kishte dërguar letra përmes një poste.

Ai po ashtu tha se gjatë një përballje në një seancë gjyqësore, kryeplaku i kishte thënë nënës së Donjetës “mos hy më thellë, se del n’gjeti”

“Emri s’më kujtohet. I njëjti ka qenë dëshmitar i kësaj çështje penale. Ai ka bërë disa deklarime të ndryshme. I njëjti është vërtetuar me ekspertizë grafologjike dhe me kamera të sigurisë, në Postën e Deçanit apo të Pejës, është vërtetuar nga blerja e publlave postare i cili ka shkruar katër letra duke e akuzuar Naserin për këtë vepër. Mirëpo çuditërsisht Prokuroria e dënon këtë person vetëm për deklarim të rremë, jo për ndonjë vepër siç mund të ishte pengimi i hetimeve. I njëjti ka kaluar me 200 euro gjobë.”, deklaroi Tahiraj.

Tutje, avokati Tahiraj thotë se për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj janë eliminuar të gjitha pistat e dyshimeve dhe janë drejtuar vetëm te klienti i tij, Naser Pajazitaj.

“Ky rast është nisë mbrapsht. Vetëm në drejtim të Naserit. Janë eliminuar të gjitha pistat e dyshimit. Në një proces gjyqësor gjatë marrjes në pyetje të këtij njeriu, nëna e Donjeta Pajazitaj përplaset me kryeplakun e fshatit e i thonë: Mos hi ma fell se del në gjeti.”, tha ai.