Mos i falni nga 100 euro, por anulojeni vendimin për rivlerësimin e pasurisë
Burim Berisha
Unë si qytetar i Gjilani nuk dëshiroj që të më falen 100 euro në tatimin në pronë, por të paguaj vlerën të cilën e kam paguar edhe në vitin 2022.
Nëse bëhet një veprim i tillë, i faljes së 100 eurove nga tatimi në pronë, komunat mund të kenë të hyra vetanake më të vogëla, që në fakt do të kemi edhe shërbime, investime publike më të pakta dhe nuk do të kemi arsye për ankesa ndaj komunave dhe qeverisë.
Pra edhe ai milioneri që i ka ardhur fatura e tatimit në pronë në Marigona Hill 109 euro do të paguajë vetëm 9 euro.
Kurse ai i Tophanës nga 415 euro tatim në pronë, do të paguajë 315 euro.
Anulojeni vendimin për vlerësim e pasurisë, në këtë kohë të inflacionit të madh dhe filloni ta zbatoni nga viti 2025, pas një rishikimi të ligjit dhe rivlerësimit të pasurisë.
Nëse ne në Gjilan i kemi 10.000 tatimpagues, me vlerën prej 100 euro, buxheti komunal do t’i ketë mbi 1 milion euro të hyra më pak.
