Mos ia mësyni me vetura për Gërmi sot!
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që sot, me rastin e Ditës së Punëtorëve -1 Majit, të ndalojë qarkullimin e të gjitha automjeteve në drejtim të Parkut Gërmis.
Nga ky vendim përjashtohen autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, emergjenca, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”, inspektorët komunalë etj.
“Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4″, thuhet në një njoftim të kësaj Komune.
