Mos na raftë m`u mashtru përsëri
Shqiptarët e kanë provuar mashtrimin e komunizmit. Ndoshta kanë marrë mësim nga ai gabim dhe nuk e bëjnë punën të pësojnë sërish.
Këtë shqetësim e ka shprehur mjeku Arsim Kastrati, që njëkohësisht është analist i mirë edhe i skenës politike.
Ky është postimi i tij:
Në pjesën e parë të shekullit të kaluar, shqiptarët e varfër mashtrohen nga idetë komuniste për drejtësi e barazi sociale, harrojnë çështjen e pazgjidhur nacionale dhe lidhin aleanca me shtetet e ish bllokut sovjetik.
Qëndrojnë në kampin e tyre për nja gjysëm shekulli, duke vazhduar të mbeten të ndarë në disa shtete, të varfër dhe të prapambetur në çdo aspekt.
Mos na raftë me u mashtru përsëri.
Çdo çështje e ka rëndësinë e vet, por integriteti nacional dhe shtetëror do të duhej të kishte përparësi, shkruan Kastrati./mediafokus.info

