Mos respektim i shpejtësisë, gjobitet vozitësja në Gjilan 

Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve me radar në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtëse e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dhjetë (110) km/h.

Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajve, thuhet në njoftim.