Mos respektim i shpejtësisë, konfiskohen dy patentë shoferë në Gjilan

Njësitet policore të trafikut rajonal në Gjilan, gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar, në dy raste të ndara kanë hasur dy kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësi 96 km/h në rrugën Gjilan-Kamenicë dhe në rastin tjetër në rrugën Gjilan-Ferizaj, ku kufizimi ishte 50 km/h duke vozitur me shpejtësi 96 km/h.

Njërit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj, dhe tjetrit 200 euro, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse tre muaj, thuhet në njoftim.