Mosmarrëveshje mes djalit dhe babait në Gjilan, të dy përfundojnë në polici

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh ka njoftuar se dje në Gjilan, pas një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit, të dy kanë përfunduar në polici.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gjilan 09.08.2024-08:00. Raportohet se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, babai dhe djali, kishin një mosmarrëveshje në mes veti. Gjatë intervistimit njëri nga ta ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie në shtëpi. Në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar pushka e gjuetisë me gjashtë fishekë të kalibrit 12 GA. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.