Mosmarrëveshjen në trafik tenton ta zgjidhë me revole

Një person në Prishtinë po kërkohet nga policia për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’ pasi një mosmarrëveshje në trafik ka tentuar ta zgjidhë me përdorimin e armës.

Rr.B, Prishtinë 22.04.2021 – 20:58. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar deri sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij si dhe fizikisht ka goditur pasagjerin i cili ishte në veturë të cilit i ka shkaktuar lëndime në fytyrë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga arma nuk ka të lënduar, vetëm në veturë është qëlluar një predhë si dhe një fishek i pa shkrepur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore të cilat janë në kërkim të personit të dyshuar. (Foto arkiv)