Mot i nxehtë në Kosovë, temperaturat shkojnë në 37 gradë
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Ndryshe, sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.
“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara”, thonë nga IHMK.
Gjatë këtyre ditëve apelohet të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10:00-17:00, sidomos nga personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj, bartja e syzeve për mbrojtje nga rrezet e diellit, rekomandohen bartja e ombrellave, rrobave me ngjyra të lehta, kremrave adekuate për mbrojtjen e lëkurës, konsumimi i ujit, pemëve e perimeve si dhe ushqim me sa më pak yndyrë.

