Mot i paqëndrueshëm do të mbajë edhe gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me shi, rrufe e stuhi lokale.

Të premten mot më stabil derisa në vikend sërish mot jostabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit, thuhet në njoftim.