Mot me diell do të kemi edhe sot dhe gjatë ditëve në vijim

Mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell edhe ditëve të fundjavës, parashikon “Prishtina Weather”.

Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mund të ketë mjegullë.

Datat:

30.10 – Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë.

31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes, e gjatë ditës ngrohtë me kthjellime e diell.

1.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.

2.11 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C deri 7C, e ato maksimale 20C deri 22C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.