Mot me shi e borë deri në fundjavë

Mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me temperatura në rritje gjatë ditës, por edhe me shi e borë deri në fundjavë.

3.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut shtrihen mbi vend, e gjatë natës edhe shndërrohen në borë me rënie të temperaturës.

4.12 – Më ftohtë, e fillimisht me vransira, e gjatë ditës do të ketë edhe kthjellime, derisa në mbrëmje vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

5.12 – Vransira dhe intervale me diell.  Në mëngjes në ultësira me mjegull.  Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.

6.12 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi.  Vetëm në zona malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale deri të premten rriten edhe në 4C, e deri të dielen, vende-vende mund të zbresin edhe deri në -4C.

Ndërkaq maksimalet rriten deri në 10 e 12C, të enjten e të premten, e të shtunën zbresin në 5C, për të shënuar rritje sërish të dielen.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten mbrëma edhe nga verilindja me hove edhe deri në 14m/s.