Mot përvëlues, temperaturat shkojnë deri në 42 gradë
Një ndër ditët më të gjata të vitit është dita e enjte dhe pritet të mbajë mot plotësisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë veror.
Do të ketë koncentrime të larta të pluhurit Saharian në atmosferë dhe në sipërfaqe.
Ditëve të ardhshme po ashtu na pret mot shumë i nxehtë dhe me diell.
Temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë Celsius, në Shqipëri deri në 42 gradë Celsius, në Maqedoninë Veriore deri në 40 gradë Celsius.

