Motër e vëlla rrihen mes vete, bëhen për spital

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dje në Podujevë, ku motra e ka sulmuar fizikisht vëllanë.

E dyshuara është arrestuar.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 22.04.2023-23:20. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore