Moti: Bora vjen në fillimjavën tjetër

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm. Nga e premtja pritet të bie shi, derisa java e ardhshme mund të sjellë borë edhe në vise të ulëta.

25.11 – Në mëngjes përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo vransira të ulëta.  Ditën me shtim të vransirave, por pa mundësi për të reshura.

26.11 – Kryesisht vranët në mëngjes me shi, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Ditën mbetet mot me vransira, por me erë.  Vende-vende edhe me riga shiu.

27.11 – Kryesisht me vransira.  Në perëndim të vendit me mundësi për riga lokale shiu.

28.11 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

29.11 – Kryesisht me vransira, kohë pas kohe me reshje lokale shiu.  Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut përzien apo edhe shndërrohen në borë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten me hove edhe deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë në fundjavë.