Moti: Borë e shi 

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe gjatë fundjavës në vend.

Ditën e shtunë e të diel, kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta lokale shiu. Temperaturat shënojnë rritje.

Indeksi i cilësisë së ajrit shënon një përmirësim ditën e enjte, kurse nga dita e premte pritet rritje e koncentrimeve të ndotësve ajror.

1.12 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, e viseve malore edhe borë.

Me rënie të temperaturës reshje bore mund të përzien me shi edhe në pjesë më të larta të Prishtinës.

2.12 – Kryesisht me vransira, por pa të reshura.  Pasdite do të ketë edhe intervale me diell.

3.12 – Kryesisht me vransira. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

4.12 – Kryesisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu kohë pas kohe.

5.12 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.

Temperaturat të enjten pësojnë rënie, e më pas në rritje mbi vlera normale.

Minimalet pritet të zbresin edhe pranë 0C të premten, e më pas në fundjavë rriten deri në 5C.  Maksimalet zbresin në 3C e 4C të enjten, e deri të hënën kapin vlera edhe prej 10C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s, e në fundjavë ndryshon drejtimin në juglindje, ku të dielen frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.