Moti: Diell e vranësira, pa të reshura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë me vranësira dhe intervale me diell.
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes.

