Moti: Diell e vranësira, pasdite pritet ndryshime

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, kohë pas kohe do të ketë rrebeshe lokale shiu në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të pasdites, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Ka mundësi të ketë edhe breshër të vogël, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C.