Moti: Diell, mjegull e ngrica në lugina

Moti në vendin tonë mbetet i qëndrueshëm, me vranësira dhe me diell. Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë luginave mund të ketë mjegull e vende-vende edhe ngrica.

12.11 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me vransira dhe intervale më të gjata me diell.

13.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

14.11 – Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

15.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në mëngjes.

Temperaturat minimale në rënie deri në 0/C, kurse maksimalet pa ndryshime deri të dielen, ndërmjet 11-13/C. Të hënën zbresin në 10/C.