Moti: Ftohtë deri në mesjavë
Java fillon me mot të ftohtë, i përcjellë me reshje shiu e bore në viset kodrinoro-malore. Në pjesën e dytë të javës temperaturat do të kthehen rreth vlerave normale, parashikon “Prishtina weather”.
19.04 – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe të shkurta bore.
20.04 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë.
21.04 – Vransira e intervale me diell. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
22.04 – Paradite diell, e gjatë ditës vransirat shtohen.
Temperaturat minimale zbresin edhe në -1C ditën e martë, e më pas në rritje deri në 3C e 4C. Maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten rriten edhe deri në 17C e 20C.

