Moti: Ftohtë edhe sot, nga nesër fillon ngritja e temperaturave
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtunë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet do të shënojnë një rritje të lehtë
Në viset e larta, temperaturat do të ulen rreth -3 gradë Celsius.
Të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin shi.
Temperaturat minimale do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa maksimalet e ditës do të shkojnë në 10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-8m/s.

