Moti: Ftohtë si në dimër, temperaturat nën zero
Mot dimëror po vazhdon të mbajë edhe në javën e parë të prillit, kur pranvera e ka marrë tashmë “pushtetin”.
Reshje të dendura bore ka pasur në Kosovë që nga mbrëmë, gjë që ka vështirësuar qarkullimin në rrugë
Njoftimi i Prishtina Weather:
3.04 – Kryesisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje të reshura shiu përfshinë vendi, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.
4.04 – Ftohtë kryesisht vranët. Kohëpaskohe me të reshura bore, lokalisht edhe të dendura herët në mëngjes.
5.04 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
6.04 – Intervale me diell e vransira.
7.04 – Intervale më të gjata me diell.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.
Shtypja atmosferike në rënie, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

