Moti: Fundjavë e nxehtë dhe kryesisht me diell

Kushte të motit të nxehtë dhe kryesisht me diell do të mbretërojnë edhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme, megjithëse paraqiten mundësi që përreth viseve malore, me zhvillime të vransirave lokale, të kemi edhe ndonjë rrebesh shiu.

Në këto kushte të motit të nxehtë dhe me kthjellime, rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor, që çojnë indeksin në vlera të dobëta, pra në ndotje më të rritur, me ngjyrë të kuqe, ditën e hënë.