Moti: Fundjavë me reshje shiu e bubullima

Prishtina Weather ka njoftuar se sot dhe gjatë fundjavës pritet të mbajë mot me shi e bubullima. Edhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Përgjatë fundjavës paraqiten kushte relativisht më stabile, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e diel.

Pasdite vonë të dielen, mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebeshit me bubullima përreth viseve malore në veri të vendit.

Rrebeshe e bubullima paraqiten sërish pasdite ditën e hënë.

Indeksi i cilësisë së ajrit mund të shkojë edhe në vlera mesatare të ndotjes, me rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, por edhe ozonit sipërfaqësor orëve të pasdites ditën e enjte.

2.09 – Kryesisht me vransira,  kohë pas kohe me reshje shiu. Pasdite, vende-vende reshjet do të  shoqërohen edhe me bubullima.

3.09 – Pjesërisht vranët, më ngrohtë.

4.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore.

5.09 – Kryesisht me diell. Pasdite mund të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat do të jenë mjaft të luhatshme në ditët vijuese, maksimalet zbresin edhe deri në 21C ditën e premte, por në fundjavë shënojnë rritje deri në 28C. Ndërsa, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes gradule edhe mbi vlera mesatare.