Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme: Diell, shi, stuhi e breshër
Dita e nesërme do t`i thyejë temperaturat e larta, e cila do të vijë me rrebeshe e bubullima, vende-vende edhe edhe me breshër.
Nga dita e premte dhe shtunë, sërish do të mbajë mot i nxehtë. Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira.
28.07 – Nxehtë, me diell e vransira. Pasdite pritet shi, erë, lokalisht edhe breshër.
29.07 – Kryesisht me diell e më nxehtë.
30.07 – Shumë nxehtë. Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.
31.07 – Jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty-këtu me riga lokale shiu.
1.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17-20C. Maksimalet shkojnë deri në 35C.

