Moti: I vranët dhe me reshje lokale shiu
Sot në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu.
Sipas Meteo Ballkan, temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 gradë celsius.
Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbizotërojë edhe ditëve të ardhshme, me intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe rrebeshe lokale shiu.
Nganjëherë lokalisht pritet të ketë zhvillime të stuhive të fuqishme lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, më të theksuara në kohën kur do të ketë intervale kohore me diell.
