Moti: I vranët e me rrebeshe shiu

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, kryesisht në zonat ku ka zhvillime të ndonjë stuhie, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C. /MeteoKosova/