Moti: I vranët, vende-vende me shi e shkarkime rrufesh
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pasdite mund të sjellin shi vende-vende, njofton IHK.
Ndërkaq të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

