Moti: Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Fillimisht, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasditës pritet ndryshimi drastik i motit. Përpos pjesën lindore, e cila parashihet me intensitetin më të fuqishëm të stuhisë, edhe në zona të tjera priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar pak a shumë kushte të tilla, ndonëse më të pakta.
Pluhuri Saharian do të vazhdojë të fuqizohet, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë. Nga dita e enjte pritet të tërhiqet nga vendi ynë. /MeteoKosova

