Moti: Me diell dhe vranësira
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

