Moti: Me diell e vranësira, por pa reshje
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të krijonë kushte për ndonjë rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse (kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

