Moti: Me diell, por ftohtë

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por i ftohtë. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.