Moti: Me shi java e parë e korrikut

Temperaturat e larta do të rikthehn, por pas një jave më të freskët dhe me shira. Në fundjavë pritet të ketë mot me vransira e diell, derisa  të hënën e të martën ka mundësi për shi. Nga e mërkura do të jetë sërish nxehtë e me diell, thuhet në prognozëne Prishtina Wather.

3.07 – Më freskët, me diell e gjatë ditës edhe vransira. Në mbrëmje priten kthjellime.

4.07 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

5.07 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite priten rrebeshe me bubullima. Vende-vende reshjet mund të vazhdojnë edhe në mbrëmje.

6.07 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Paradite me mundësi për riga lokale shiu.

7.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e maksimalet mbesin në 25C ditën e shtunë, e nga dita e diel luhaten nga 27C deri 29, e nga e mërkura rriten edhe deri në 32C.

Era do të fryjë mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike ditën e nesërme në rritje, e më pas me tendencë të rënies deri ditën e hënë.