Moti: Mëngjesi i ftohtë, temperaturat e ditës deri në 20 gradë
Nuk parashihen kushte për të reshura. Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 3C e 5C, derisa gjatë ditës shënojnë vlera prej 17C-20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 2-6m/s.
Nga dita e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, ndërkohë që edhe temperaturat shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Deri në fundjavë shkojnë në 25C e 26C.
