Moti: Mëngjesi me mjegull, pasdite priten rrebeshe shiu

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes mund të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C.