Moti në fundjavë me shi e borë
Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Të premtën parashihet të mbajë mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, derisa në viset kodrinoro-malore do të bjerë borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën reshjet përfshijnë gjithë territorin dhe në disa zona mund të shkaktojnë vështirësi.
“Të dielën reshjet parashihen të jenë në formë dëbore për shkak të masave të ajrit të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

