Moti: Në këto zona sot mund të bie borë
Moti sot dhe ditëve në vijim do të jetë i ndryshueshëm, me vransira e shi dhe intervale me diell. Në viset kodrinoro-malore mund të bie edhe borë, parashikon “Prishtina Weather”.
3.04 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Herë herë me reshje lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe të reshura bore.
4.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, me gjasë orëve të pasdites.
5.04 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
6.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje.
Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën.

