Moti: Nesër, kujdes nga “shiu që ngrihet”
Fillimisht reshjet lokalisht do të jenë në formë të borës, shqotës apo shiut që ngrihet, më pas ditën pritet të shndërrohen kryesisht në shi, të cilat lokalisht do të jenë formë të rrebesheve.
Parashihet të ketë edhe shkarkesa elektrike në zona të caktuara.
Vonë pasdite apo në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të izoluara dhe paraqiten lokalisht në formë të shqotës apo borës, ndërsa në zona të caktuara sërish do të paraqitet fenomeni i shiut që ngrihet.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos gjatë kalimit të frontit, me shpejtësi prej 20-80 km/h. Mund të ketë dëme materiale.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 11°C.
Vlerat maksimale më të ulëta do të jenë në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në atë të Dukagjinit pritet të pësojnë ulje gjatë pasditës e në mbrëmje.

