Moti: Nga java e ardhshme rikthehen reshjet e shiut
Fundjava do të jetë kryesisht me diell, kurse nga java e ardhshme pritet mot i ndryshueshëm me mundësi për reshje shiu.
30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.
31.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me diell.
1.11 – Në mëngjes ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.
2.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Pasdite më butë e me erë, vransirat shpërndahen e priten edhe kthjellime.
3.11 – Kryesisht me vransira, e vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 0C, e të martën shënojnë rritje deri në 5C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, me një rritje ditën e martë deri në 18C.

