Moti: Nga sot fillon shiu, në viset e larta edhe bora

Gjatë këtyre ditëve pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kohëpaskohe me shi e borë në viset e larta. Java e ardhshme mund të sjellë reshje të borës edhe në vise të ulëta.

25.11 – Në mëngjes përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo vransira të ulëta.  Ditën me shtim të vransirave, por pa mundësi për të reshura.

26.11 – Kryesisht vranët në mëngjes me shi, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore.  Ditën mbetet mot me vransira, por me erë.  Vende-vende edhe me riga shiu.

27.11 – Kryesisht me vransira.  Në perëndim të vendit me mundësi për riga lokale shiu.

28.11 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

29.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.  Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut përzien apo edhe shndërrohen në borë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.