Moti: Ngritën temperaturat, kthehet shiu
Kjo fundjavë do të karakterizohet me rritje të temperaturave, derisa nga diela dhe fillimi i javës së ardhshme priten edhe reshje shiu, njofton Prishtina Weather.
25.12 – Pjesërisht vranët. Në mbrëmje vransirat shtohen.
26.12 – Butë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
27.12 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Më shumë reshje në perëndim të vendit.
28.12 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe.
29.12 – Reshjet e shiut pushojnë, e gjatë ditës do të ketë vransira e intervale me diell.
Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, dhe do të jenë në vlera pozitive. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 6C, e maksimalet ndërmjet 9C e 11C.
Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

