Moti: Paradite me diell, pasdite priten rrebeshe shiu
Orët e para të ditës së enjte do të jenë me diell, kurse pasdite do të ketë rrebeshe me bubullima, që lokalisht edhe mund të paraqiten si stuhi të shoqëruara me breshër.
Temperatura minimale 16C e 18C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C.
Rrebeshe e bubullima parashihen edhe ditën e premtë, me temperatura që pësojnë rënie deri në 25C e 26C.
Nga fundjava parashihet mot më stabil.
Java vijuese fillon me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 28C e 29C.
