Moti: Pasdite pritet shi dhe rrufe

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil. Sipas IHK, kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes.