Moti për ditën e enjte: Bëhuni gati të vishni pallto në mëngjes
Sipas Prishtina Weather, mot stabil pa të reshura, me vranësira të ndryshueshme e intervale me diell parashihet për ditën e enjte.
Mëngjesi paksa më i ftohtë, me temperatura minimale që mund të zbresin edhe deri në 1 gradë Celsius e 3 gradë Celsius, nën kushte të motit të kthjellët. Maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 13 gradë Celsius e 16 gradë Celsius.
Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e premte në vend, derisa në fundjavë sërish mundësi për zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat maksimale arrijnë vlera edhe deri në 18 gradë Celsius në fundjavë.

