Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se sa i përket motit gjatë ditës së shtunë, fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Kosovën ditëve të fundit, vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme.

Sipas IHK-së nuk parashihen ndryshime të ndjeshme në parametrat meteorologjikë.

“Do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malore parashihen edhe vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHK-së.