Moti për ditën e sotme: Me vranësira dhe intervale me diell

Sot, moti do të mbetet herë pas here me rrebeshe lokale dhe shkarkesa rrufesh, ndërsa me afrimin e masave më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, pritet një rënie e dukshme e temperaturave, sidomos në fundjavë, prej të paktën 6-10°C në vlerat maksimale, njofton MeteoKosova.

Gjatë kësaj periudhe, reshjet do të jenë në dobësim gradual, duke u kufizuar të shtunën në formë më të izoluar, e të dielën vetëm sporadikisht në zonat malore.

Përndryshe, do të mbretërojë mot me vranësira dhe intervale me diell.